Rreth Euron
EURON ENERGY shpk , nje shoqeri e zoteruar nga EURON shpk, është Shoqeri Koncesionare udhëheqëse në sektorin prodhimit te energjise se rinovueshme nepermjet hidrocentraleve te vegjel. Shoqeria investon në zhvillimin dhe zbatimin projekteve të integruara kyç në sektorin e energjisë së rinovueshme. Fokusi ynë kryesor janë hidrocentralet e vegjël. Ne hidrocentralet e ndertuara jane aplikuar teknologjite me bashkekohore në këtë sektor. EURON ENERGY aktualisht zotëron HC Bele 1- 5000 KW dhe HC Topojani 2 – 5800 KW, që ndodhet në Kukës, Shqipëri. Si pjesë e projekteve tona ne gjithashtu synojmë të ndihmojmë dhe zhvillojmë komunitetet lokale, përmirësimin e infrastrukturës si dhe ruajtjen e mjedisit duke prodhuar 100% energji të pastër.


EURON ENERGY si shoqeri dhe të gjithë punonjësit e saj, e konsiderojmë veten si qytetarë globalë, kështu që është detyra jonë të ofrojmë një mënyrë më të qëndrueshme jetese për gjeneratat që do të vijnë. Aktualisht po synojmë të zgjerojmë përfshirjen tonë në sektorin e energjisë hidrike në Shqipëri, në mënyrë që të rrisim ndikimin e energjisë së rinovueshme në jetën tonë të përditshme duke mbajtur ne ekuiliber zhvillimin e qendrueshem ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit.